Ndoka: Berisha nuk po mbrohet me procedurë, gjyq publik që lë shije të hidhur

Ndoka: Berisha nuk po mbrohet me procedurë, gjyq publik që lë shije të hidhur

Ish-deputeti Nard Ndoka, për akuzat ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, thotë se nuk është gjë që nuk pritej për sa kohë njerëzit ushqehen me tragjedinë e madhe dhe politikisht i hiqet vërtetësia, duke e kthyer në një ngjarje të rëndomtë politike.

Nga studio e MCN Live, Ndoka deklaroi se kjo ka ndodhur dhe herë të tjera, është bërë gjueti shtrigash dhe brenda kësaj mazhorance, më tepër për të denigruar kundërshtarin apo dhe aktorët e vetë politikë.

Kjo gjë ka ndodhur dhe me Arben Ahmetaj që më parë t’i bëhet një gjyq publik kujtdo, më pas të veprojë drejtësia.

Kjo lë një shije të hidhur se të gjithë e kërkojnë që të jetë një drejtësi e barabartë për çdokënd.

Për fat të keq me gjithë ndryshimet që ka në një hap cilësor, drejtësia është nën ndikimin e politikës dhe kjo ia heq besueshmërinë dhe gjithë kauzën për të cilën ne e kemi votuar në parlament.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal i jepet e drejta SPAK të veprojë dhe te politika. Imuniteti është mbrojtja që i jepet një deputeti.

Imuniteti është një mbrojtje ndaj sulmeve politike, që një opozitar që gjithë kohës akuzon është i shigjetuar nga një qeveri arrogante.

Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit dhe çdo gjë poshtë Kushtetutës, bien poshtë kur përplasen me të.

Mazhorancën sot në parlament e ka Edvin Rama dhe sot për 24 orë ai dërgon dhe bën çdo gjë. Berisha nuk po mbrohet me procedurë, Berisha po mbrohet me Kushtetutë.

Çdo politikan që ka futur duart te taksat e shqiptarëve, do marrë dënimin e merituar, se ka lënë shenjat e gishtave atje. Ndërsa Rama ka lënë edhe shenjat e këmbëve.

Nëse shoh te dosja e SPAK letra që e kompromentojnë Sali Berishën dhe dal në një studio televizive që e mbroj... Nëse ka prova, unë nuk i dalë në krahë asnjë politikani.

Berisha ka një standard për burrë shteti në drejtimin e shtetit, nuk është Edi Rama. Berisha që ditën e parë që SHBA e ka shpallur non grata, e ka marrë përsipër personalisht në aspektin ligjor.

Ai është politikan, nuk mund të heqë dorë nga pozicioni i tij. Unë them ia doli e fitoi luftën me SHBA dhe Britaninë e Madhe, në aspektin moral, politik dhe ligjor.

Nëse marrim listën e politikanëve, Berisha nuk është në listën e dhjetë më të korruptuarve.

Ai është shprehur pro heqjes së imunitetit për çdo deputet, edhe të vetëve. Madje kam bindjen se do votonte edhe për heqjen e imunitetit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy