Një fëmijë me tre prindër ka ardhur në jetë, duke u bërë i dyti në botë i lindur me këtë teknikë. Fëmija i lindur në Ukrainë ka ADN-në e tre personave. Procedura e fëmijëve me tre prindër parashikon lindjen e fëmijës nga një grua tjetër, pasi në barkun e saj është vendosur veza e fekonduar.
Kjo teknikë është zhvilluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA si një zjgidhje kryesisht për çiftet e prekura nga sëmundje gjenetike.
Por rasti i fundit janë një çift infertil. Veza e gruas 34-vjeçare, e fekonduar nga spermatozoidet e të shoqit, është vendosur te një grua donatore. Shtatzënia është çuar deri në fund nga gruaja që këkonte një fëmijë prej më shumë se 10 vitesh.
Fëmija është i shëndetshëm dhe ka ADN-në e dy prindërve dhe një përqindje të vogël të donatores.
Mjekët thonë se ky trajtim u vjen në ndihmë grave, embrionet e të cilave ndalojnë së rrituri, duke çuar në shtatzëni të dështuar.



