Policia rrugore arreston 10 shoferë gjatë natës

Policia rrugore arreston 10 shoferë gjatë natës

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjatë natës 10 drejtues mjetesh. Arrestimet ndodhën nga mbrëmja e datës 18 shtator deri në orën 1:00 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve me radar në rrugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan –Tiranë.

Pesë prej këtyre shoferëve ishin të dehur, kurse pesë të tjerët nuk kishin patentë.

Policia njoftoi se hoqi 45 patenta ndërkohë, për të shpejtësi dhe drejtim makine në gjendje të dehur. 31 nga këta drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejura, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.

Rasti më flagrant ishte ai kur dy motoçiklistë dhe dy drejtues automjetesh u kapën duke bërê gara me shpejtësi me njeri-tjetrin. Ata u dërguan për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy