Situata me përmbytjet në Shkodër/ Ademi: Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit ndërministror për vlerësim, asnjë përgjigjje

Situata me përmbytjet në Shkodër/ Ademi: Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit ndërministror për vlerësim, asnjë përgjigjje

Situata pas reshjeve të shumta të shiut në zonën e Shkodrës, ka çuar në përmbytje, të cilat veçanërisht mbrëmë, kanë ngritur edhe nivelin e ujit mbi mesatare. Në një komunikim përmes skype e edicionin e lajmeve në MCN TV, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se reshjet e mbrëmshme po e çojnë zonën sërish në kuotën e vështirësive njësoj si të dhjetë ditëve më heret.

“Ka rritje 60 cm të nivelit të ujit, pas zbritjes që e patëm, tani po i afrohemi sërish kuotës që kishim para dhjetë dite. Tani jemi rritur dhe arrijmë në 1450 hektar të përmbytur, kryesisht në Anën e Malit, në fushën e Dajqit, zonat urbane janë nën kontroll”.

Ademi, tha se kësaj radhe është verejtur edhe rritje e nivelit të ujrave të liqenit të Shkodrës, duke aritur mbi 8 metër e 85 cm.

“Problemi tashmë shtohet me një rritje të Liqenit të Shkodrës, duke krahasuar edhe me pikuh e pak ditëvë me parë, sot në mëngjes kemi 8.meter e 85 cm, që do të thotë që është rritje e menjëhershme e liqenit, do të kemi vështirësi neser, edhe nata e sontme do të jetë e vështirë”.

Lidhur me faktin se a janë kontaktuar dhe ndihmuar nga pushteti qëndror, përkitazi me përmbytjet e ditëve të fundit, kryetarja Ademi, numëron rastet kur i ka kërkuar ndihmë përmes shkresave pushtetit qëndror.

“Kam një vështirësi që lidhet me gjënë e gjallë, për ushqimin për ta, kam kërkuar para dhjetë dite 150 t koncentratë, nuk kemi më furnizim, sot kemi bërë serish kërkesa për furnizim për 200 ton koncentrat dhe nuk kam asnjë ndihme, pasi është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë. Duhet të blejmë për herë të parë, do të bëjmë prokurim nga fondi i emergjencave civile nga bashkia per të blerë ushqim për gjënë e gjallë. Pastaj pak ditë më parë kemi bërë disa kërkesa lidhur me evidentimin e dëmeve, për ngritjen e komisionit të vlersimit ndërministror, nuk kam përgjigjje për këtë, pastaj kërkesa për ndërhyrjen në infrastrukturë, për rritjen e niveit të rrugës së Obotit, nuk mund të kalojmë më, pastaj në Goricë, etj, dhe nuk kam ende asnjë përgjegjje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy