
Irani i ka dërguar një shënim zyrtar SHBA-së përmes diplomacisë zvicerane për të paralajmëruar se çdo veprim armiqësor do të ketë "një përgjigje të menjëhershme" nga Teherani.
Irani përsërit mos përfshirjen e Republikës Islamike në sulmet kundër objekteve të naftës saudite Aramcoco dhe "mohoi dhe dënoi" akuzat e Uashingtonit në këtë drejtim. Ambasada Zvicerane trajton interesat e SHBA-së në Iran që nga prishja e marrëdhënieve diplomatike bilaterale pas krizës së pengjeve amerikane që filloi më 1979.



