Pak ditë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha u mor në pyetje në prokurorët belgë lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”, ka reaguar sot kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Ky i fundit shprehet i pashqetësuar nga dosja, duke shtuar se me apo pa dijeni Lulzim Basha dëmtoi një operacion policor.
“Historia me akuza të pavërteta po merr goditjen e duhur sepse nëse Basha para 3-4 vitesh akuzonte me të njëjtën mënyrë si babai i tij politik, sot jemi në kushtet ku Basha, duhet të paguajë kostot e kësaj politike. Jam krenar që një akuzë e pavërtetë që Basha adresoi ndaj meje sepse qesha shumë me gafën 7 x7 bëjnë 42. Sot mendoj që Basha ka kohën në dispozicion për t’u përgjigjur prokurorëve belgë dhe shqiptarë. Ishte gënjeshtër, Luli me dijeni apo pa dijeni dëmtoi një aksion policor. Nuk kam asnjë dijeni për çështjen se çfarë ka deklaruar Basha në SPAK. Jam krenar që fitova betejën time me Bashën. Tani se çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, ç’të mbjellësh do të korrësh. Edhe Luli dhe Saliu po korrin atë që kanë mbjellë”, tha Balla.



