Pagesat elektronike, Lahi: Nuk ka nxitje nga shteti, ka mungesë kulture nga ana e konsumatorit

Pagesat elektronike, Lahi: Nuk ka nxitje nga shteti, ka mungesë kulture nga ana e konsumatorit

Rezart Lahi, anëtar i Bordit të e-Commerce deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se institucionet e parasë dixhitale hasin vështirësi në implementim dhe në bashkëveprim me bankat.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Lahi tha se nuk sheh politika shtetërore që ta nxisin pagesat elektronike në mënyrë që të rrisin formalizimin dhe të edukojnë konsumatorin.

Një institucion i parasë digjitale nuk ka as lekë as bankomat, ka një kompjuter, është për transaksionet të shpejta dhe të lira. Përmes parasë digjitale transaksionet kushtojnë më pak. Në shoqatën e e-commerce kemi dy institucione të parasë digjitale, hasim vështirësi të implementimit dhe të bashkëveprimit me bankat. Ka problematika të njohjes së ligjit dhe zbatimit. Tek pjesa e websiteve është në nivele minore dhe të ulëta, as 5% e transaksioneve bëhet përmes pagesave elektronike, pjesa më e madh bëhet kesh. Kjo limiton dhe tregtinë jashtë vendit. Ka një proces gradual të mësimit të klientelës, po nuk shoh incentivë shtetërore, që një pagesë e tillë të ketë incentivë dhe që konsumatori të mësohet. Gjithë bota rrotullohet rreth incentivave. Në të gjithë botën nuk shkon tek Amazon dhe të thotë ma sill në shtëpi dhe të jap lekët. Është çështje mentaliteti dhe informaliteti. Pse s’kanë asnjë motivim ta deklarojnë përveç detyrimit që e kanë. Ka një mungesë kulture nga ana e konsumatorit. Kur bën një pagesë me bankë dhe furnitori është më i detyruar. Kur e bën pagesën kesh është më pak e gjurmueshme se kush ta ka shitur.

Çfarë po bëhet që kjo kurbë të jetë 3 herë më lartë. Nëse flasim për një ekonomi të shëndoshë, kalimi i parave në sistem të dixhitalizuar e ndihmon.

Tregu online është 90% treg informal. Mënyra si bëhet gjurmimi nuk është një punë e përhershme, problematika kryesore është informaliteti. Çfarë do lloj gjëje që nxit shitje ka interes. Insistoj tek incentivat, tek mënyrat si politikat bëjnë të rritet formalizimi, kontrolli i parasë dhe konkurrenca e ndershme. Për bizneset që duan të mos punojnë vetëm sot patjetër që kanë interes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy