Biznesi: Të hapet ambasada shqiptare në Iran (VIDEO)

Biznesi: Të hapet ambasada shqiptare në Iran (VIDEO)

Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Iran do të jetë një hap i rëndësishëm për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë së Iranit, Gholam Hossein Shafei në një takim të përbashkët me dhomat e tregtisë në Shqipëri.

"Padyshim zhvillimi i bashkëpunimit të sektorëve privatë do të rritej me hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Iran, lehtësimin e dhënies së vizave, vecanerisht vizave të biznesit, vendosjes së linjës ajrore direkte ndërmjet dy vendeve, heqjes së taksimit të dyfishtë, mbështetjes së investimeve dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të  informacionit të biznesit", theksoi Gholam Hossein Shafei

Nxitjen e bashkëpunimit e ka vlerësuar edhe homologia e Shafeit, Ines Muçostepa.

Takimi i sipërmarrësve të dy vendeve dhe kërkesa për celje e ambasadës në Teheran, nuk është e rastisëshme, pasi në janar të vitit të kaluar, në një vizitë në Iran, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për konsultimet diplomatike me homolgun.

Edhe pse nuk u fol hapur për celjen e ambasdës, dy ministrat ranë dakord mbi nevojën për të forcuar kuadrin ligjor të bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë në fushën e shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës. Kujtojmë se Irani ka ambasdën e vet në Shqipëri që nga viti 1994, ndërsa vitet e fundit shteti islamik ka zgjeruar marrëdheniet tregtare me BE-në me 54 për qind, dhe hapa të tillë kërkon t’i  zgjerojë edhe me Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy