Thaçi në SHBA, takim me zv.presidentin Mike Pence

Thaçi në SHBA, takim me zv.presidentin Mike Pence

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vazhdojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do ta takojë zëvendëspresidentin Mike Pence. Vizitën e ardhshme të Thaçit në SHBA e ka konfirmuar një zyrtar i Presidencës për Express.

Presidenti Hashim Thaçi do ta bëjë vizitën e tretë me radhë brenda këtij muaji në SHBA. Këtë herë, do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express një zyrtar në Presidencë.

Thaçi, gjithashtu nesër do të udhëtojë për në Vatikan, ku do të pritet edhe nga Papa Françesku. Derisa, të premten, Presidenti udhëton në SHBA, për t’u takuar atje me përfaqësuesit e lartë amerikanë.

Javën që lamë pas, Thaçi ishte në Washington, ku nënshkroi marrëveshjen me MMC, bashkë me kongresistë dhe senatorë amerikanë, derisa sapo ishte kthyer nga takimi që kishte me Presidentin Donald Trump, në New York.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy