Çipi: Mirush Kabashi kishte prirje të bënte humor dhe në filma dramatik. Ka pasur role që kanë sjellë tjetër frymë (VIDEO)

Çipi: Mirush Kabashi kishte prirje të bënte humor dhe në filma dramatik. Ka pasur role që kanë sjellë tjetër frymë (VIDEO)

Regjisori Kastriot Çipi, për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi, kujton se ka pasur një prirje të natyrshme për të bërë humor edhe në filma dramatik.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se Mirush Kabashi ka qenë aktor i angazhuar në teatrin “Aleksandër Mosiu” të Durrësit deri në vitin 1990 dhe ka qenë aktiv në role të suksesshme.

Por Çipi shprehu keqardhje që pas viteve ‘90-të, ashtu si shumë aktorë të tjerë nuk ndihej i motivuar për të punuar në teatër, për shkak të pagës, klimës së rrënuar, organizmit, me përjashtim të Tiranës, ku teatri mbijetoi me më pak vuajtje.

Për thuajse një dekadë teatri i Durrësit, ishte thuajse inekzistent. Është fatkeqësi që shfaqjet në teatrin e Durrësit, nuk janë ruajtur të regjistruara.

Mirushi ka qenë më shumë në film se sa në teatër, jo se nuk ka spikatur në teatër.

Ka pasur një prirje të natyrshme për të bërë humor edhe në filma dramatik ka pasur role që kanë sjellë tjetër frymë, kanë qenë instanca komike të një filmi dramatik.

Ai ka luajtur edhe role dramatike, si tek filmi “Koha e largët”, ku roli i tij nuk është aspak dramatik.

Por në karrierën e tij spikasin rolet kimike, ndoshta edhe për shkak të tipareve psiko-fizike, përzgjidhej më shumë për rolet komike.

Më ka lënë përshtypje personazhi i Brahushit te filmi “Dora e ngrohtë”, që ka një natyrshmëri që zor e gjen para viteve ‘90-të.

Se shumë aktorë vinin nga teatri dhe sillnin një ndikim jo të mirë teatror. Për mua në atë film, ai ka rolin më të mirë në kinema, pavarësisht se nuk ka rolin kryesor.

Por mjeshtëria e madhe nuk është për shkak të rolit që ke, por për sa mbijeton me personazhin dhe interpretimin.

Nga të dëgjuarat, ka qenë shumë i kujdesshëm për të respektuar tekstin, sidomos tek “Apologjia e Sokratit”, natyrisht që kishte respekt për tekstin.

Mirushi jo vetëm respektonte tekstin e autorit, por artikulimi i tij është gjithmonë i mirë, i saktë dhe cilësor.

Qeveritë pas ‘90-ës njëra qeveri më shumë, njëra më pak nuk e kanë dashur teatrin, ndërsa qeveria aktuale është haptazi anti-teatër, traumat që i ka shkaktuar ky Kryeministër teatrit, kanë qenë trauma të forta nga të cilat teatri shqiptar nuk e ka marrë veten ende.

Ne na mungon respekti i qeverisë për punën e artistit, më shumë kujtohen kur kanë ditëlindjen ose kur kanë vdekur, më shumë për të marrë vëmendje mbi vete.

Por sa janë artistët gjallë vëmendja është zero.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy