Vranë gratë me gjithë fëmijë, 10 vite burg për 4 ushtarë kamerunas

Vranë gratë me gjithë fëmijë, 10 vite burg për 4 ushtarë kamerunas

Katër ushtarë kamerunas janë dënuar me 10 vite burg për vrasjen makabre të dy grave dhe dy fëmijëve të tyre në 2015.

Ngjarja në fjalë u zbulua tre vite më pas, në 2018, kur video e ekzekutimit nisi të qarkullonte në internet. Në të dalloheshin viktimat të cilët tërhiqeshin herë herë edhe zvarrë në rrugë, ndërkohë që para ekzekutimit i mbulonin kokat me kapuç.

Qeveria kamerunase fillimisht hodhi poshtë lajmin, duke pretenduar ‘fake neës’, por më vonë për ngjarjen arrestoi 7 ushtarë. E gjitha kjo falë denoncimit të BBC në versionin kamerunas, që zbuloi gjithashtu se ngjarja ndodhi në një fshat në pjesën veriore të vendit.

Në video dallohen ushtarët të cilët akuzojnë gratë si të përfshira në grupin islamik militant Boko Haram në Nigeri, por ajo çfarë e bën më makabre ngjarjen është se një grua vritet së bashku me fëmijën e saj, të cilin e kanë lidhur në kurrizin e së ëmës.

Ndaj katër viktimave më vonë u mësua se është qëlluan 22 herë.

Ngjarja u gjykua nga një gjykatë ushtarake e cila shpalli të pafajshëm dy ushtarë, ndërkohë që katër të tjerë u dënuan me 10 vite burg. Sakaq një tjetër, i cili kishte bërë edhe videon, u dënua me 2 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy