Bumçi: Basha pranoi rezultatin, ndërsa ne po bëjmë betejë për zgjedhjet. Meta s’ishte i përgatitur për listë të përbashkët

Bumçi: Basha pranoi rezultatin, ndërsa ne po bëjmë betejë për zgjedhjet. Meta s’ishte i përgatitur për listë të përbashkët

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se shpreson të ketë një reflektim nga pjesa tjetër e PD-së, duke shtuar se Rithemelimi nuk kërkon të ndryshohen qëndrimet, por t’i mbajnë ato brenda një partie. Bumçi tha se ndryshe nga Basha që e pranoi rezultatin e zgjedhjeve në 2021, Berisha dhe të tjerët po bëjnë një betejë dhe po informojnë partnerët.

Shpresoj të këtë reflektim. Ka vetëm një PD, që është pronë e anëtarëve dhe votuesve të saj. Nga dhjetori I vitit 2021 në shumë procese zgjedhore dhe aktivitete politike, është treguar se mbi 90 për qind është aty ku është PD, ku ishin kandidatët e saj dhe shpresoj që çdo demokrat të kthehet aty ku është partia e tij. Është normale të ketë mendime të ndryshme, por brenda PD-së. Ne jemi të hapur për çdo negociatë dhe diskutim parimor. Këto janë parime që vendosen nga funksionimi normal në politik, që janë numrat. Nuk kërkon njeri të ndryshojnë qëndrim, ta mbajnë këtë qëndrim brenda PD-së”.

Duke komentuar zgjedhjen e Bardhit në krye të grupit parlamentar dhe dorëheqjen e Alibeajt, Bumçi tha:

Ku janë demokratët aty të mblidhen edhe përfaqësuesit e tyre. Ku janë demokratët e dinë të gjithë. Pakica s’do të thotë që duhet të ndryshojë mendim, ta mbajë mendimin e saj, mund të bëhet shumicë nesër, por funksionon brenda një partie.

Ne kishim zgjedhjet më të dhunuara në historinë e Shqipërisë, ka akte që s’janë të precedenta në historinë e saj, si marrja e emrit të partisë dy ditë para zgjedhjeve. Po 40 për qind na votuan ne. A kishim vendime për të dhënë nga 50 mijë lekë në kohë fushate që është e pafalshme. KQZ i kërkoi qeverisë që të ktheheshin listat siç ishin. A ju hoq emri PD-së dy ditë para regjistrimit. Pse e bëri Rama? Ai e dinte se nuk ishim të dobët dhe hoqi emrin, ia dha një fraksioni disa përqindësh që të krijonte rrëmuje dhe amulli”.

I pyetur a po kthehet partia e Berishës te tezat e Bashës që fajin e ka armiku, Bumçi u shpreh:

Basha në 2021 tha se është bërë masakër zgjedhore, por s’bëri asgjë, s’kërkoi asgjë, nuk doli në një deklaratë, por e pranoi rezultatin, kur kishte një raport që i nxinte zgjedhjet, raporti i OSBE/ODIHR flet që kishte blerje masive, por më e rëndë ishte përdorimi i shtetit në zgjedhje. Me të dhënat personale dhe patronazhistët që me këtë akt është vënë në rrezik siguria e tyre dhe siguria e demokracisë. Basha u tërhoq dhe i pranoi, s’bëri asnjë betejë, ne po bëjmë betejën. Po informojmë partnerët. Le të përmendim zhvlerësimin historik, kush e uli në gjunjë Euron në Shqipëri. Ra nga 118 lekë në 110 lekë. Ka vetëm një fluks që ekspertët thonë që është në qindra milionë, se vetëm ai mund ta ndryshoje Euron. Si mundet KQZ në urdhrin e Ramës të mos pranojë kryetarin e koalicionit. Po administrate në çdo qendër votimi. Këto zgjedhje i dhunoi mazhoranca, dhe opozita tregoi që në një dhunë të tillë, pothuajse pa fonde fare, me aq lekë sa tronditën euron, mori 40 për qind të votave. Ky 40 për qindsh është opozita e vërtetë që i rezistoi kësaj kasaphane”.

Bumçi zbuloi se Ilir Meta dhe PL nuk ishin përgatirur për listë të përbashkët me PD-në për këshilltarët bashkiakë, por kjo ishte një zgjidhje e detyruar.

Ilir vazhdon të jetë pjesë e aleancës. Një parti që mori 107 mijë vota para dy vitesh, që ka 6 vjet në opozitë, që braktisi mandatet si ne, la bashkitë si ne, dhe që ishte e përgatitur të dilte me listën e saj.  Ilir Meta dhe PL nuk ishte përgatitur për një listë të përbashkët. Ne do garonim me listën e PD, ata me listën e PL, dhe do mbështesnin kandidatët tanë. E vetmja mënyrë ishte që të garonim në koalicion me Metën. I ftoj të gjithë demokratët të bashkohen aty ku janë demokratët, le të mblidhemi të gjithë”.

Arrestimin e Fredi Belerit në Himarë, Aldo Bumçi e konsideroi ngjarje të paprecedentë që ndodh vetëm në sulltanate.

Është një akt tjetër i paprecedentë siç ishte marrja e emrit të partisë. S’ka ndodhur kurrë të arrestohet një kandidat pak para votimit, ti mund të hetosh çështjen në gjendje të lirë. Çfarë shteti jemi ne sulltanat, që kryeministri kërcënon publikisht dhe arrestohet një kandidat. Po të ketë demokraci natyrshëm prodhon shoqëria ekuilibra, nuk mund të jetë 100 për qind një pushtet, kjo është diktatura. Asaj i rezistuan 40 për qind e shqiptarëve. Ky është si 91’, do vijë edhe 92’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy