Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze para takimit të Brukselit

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze para takimit të Brukselit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç diskutoi me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo, lidhur me situatën në Kosovë, në prag të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE.

Presidenca serbe bën me dije se Vuçiç i ka dhënë ambasadores kineze se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ai ka shtuar se Serbia kërkon nga Kosova që të zbatojë marrëveshjet e arritura.

“Për nëntë vjet nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë te Prishtina që seriozisht dhe me përgjegjësi t'i përmbushë obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi edhe njëherë se Serbia s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, ambasadorja kineze u shpreh se Pekini do ta mbështesë gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy