Marrëveshja me Italinë, Zhabina: Pritet të trajtohen rreth 80 mijë emigrantë në 5 vite, të gjitha shpenzimet nga pala italiane (VIDEO)

Marrëveshja me Italinë, Zhabina: Pritet të trajtohen rreth 80 mijë emigrantë në 5 vite, të gjitha shpenzimet nga pala italiane (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024.

Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live tha se parashikohet që kjo marrëveshje të ketë një kohëzgjatje prej 5 vitesh kur parashikohet të trajtohen rreth 80 mijë emigrantë. Sipas tij, përgjegjësi e këtij kampi është pala italiane, ndërsa theksoi se të gjitha shpenzimet që do merren nga Italia kapin fillimisht shumën prej 16.5 mln eurove.

Besoj se marrëveshja është e vlefshme përderisa është miratuar nga dy qeveritë. Ka diskutime se Italia duhet të kishte vënë në dijeni Bashkimin Europian, por nuk ka diskutime dërisa miratohet dhe firmoset nga dy kryeministra. Sa i përket detajeve parashikohet që ajo të ketë një kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe pritet të trajtohen rreth 80 mijë emigrantë në 5 vite, ku 3 mijë emigrantë pritet që të trajtohet kërkesa për azil dhe vendoset nëse ata do kalojnë në Itali apo do kthehen në vendin e origjinës.

Përgjegjësi e këtij kampi është pala italiane dhe ajo shqiptare do merret vetëm me sigurinë e jashtme të kampit. Ndërsa të gjithë shpenzimet merren nga Italia, 16.5 mln euro janë si fillim, gjithë shpenzimet shëndetësore apo të tjera merren përsipër nga pala italiane. Ndërsa për vlefshmërinë nuk ka diskutime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy