Dalin detaje të reja për mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikantëve të drogës që u zbulua në Itali. Sipas “La Repubblica”, milionat e eurove të fituara në Itali dërgoheshin në Shqipëri të mbështjella si pako me rroba dhe me to investohej për blerjen e restoranteve dhe lokaleve.
Ndërsa për transportin e drogës nga Shqipëria në Itali përdoreshin automjete të modifikuara.



