Meta: I hapur për takim me Bashën, Ramën e shikoj kryeministër

Meta: I hapur për takim me Bashën, Ramën e shikoj kryeministër

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Arena”, me gazetar Dritan Hilës eshte shprehur se eshte i hapur per takim me Bashen dhe Ramen e shikon kryeminister. 

“Sot kam pasur një takim me Nikoll Lesin, unë jam i hapur të takohem me Bashën në cdo moment, unë nuk kam hyrë as si garant asgjë. Unë kam bërë një qëndrim. Pra mos harrojmë që qëndrimi ka qenë në 3 prill”. I pyetur nese e shikon shikoni Ramën kryeminister, Meta u pergjigj: “Po patjeter me vjen keqe per ato cka jane diskutuar deri me tani”.

Qëndrimi i LSI për dialog, që opozita të kthehet në Kuvend

Kreu i Kuvendit Ilir Meta I ftuar në emisionin “Arena”, me gazetar Dritan Hilës, është shprehur se qëndrimi i LSI është për dialog, që opozita të kthehet në Kuvend. “Kemi ndjekur me shqetësim këtë klimë të vështirë politike në vend, e cila nuk është se ka filluar me cadrën, por ka qenë vazhdimisht. Është bërë pak më problematike pas vendosjes së cadrës, në një vend shumë simbolik, mes qeverisë dhe parlamentit, poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit. Për të gjithë ata që janë habitur me qëndrimin e LSI kujtoj se qëndrimi im ka qenë për dialog, me qëllim rikthimin e opozitës në Parlament, me qëllim vazhdimin e reformave, sidomos asaj të drejtësisë dhe zgjedhore që është kusht për zgjehdjet e ardhshme dhe për të arritur një mirëkuptim që jep garanci që opozita të marrë pjesë në këto procese që janë vendimtare për integrimin europian të vendit dhe qëndrimi i LSI dhe i imi ka qenë për dialog për të krijuar kushtet e një mirkuptimi, mirëbesimi që conte në një dialog real dhe jo fals, sepse kemi të bëjmë me cështje që i takojnë shqiptarëve. Zgjedhjet nuk janë pronë e partive, por e cdo qytetarei shqiptar që ka mundësinë që një herë në 4 vjet të vendosë për të ardhmen e tij” tha Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy