Mandia: Do çojmë përpara betejën me korrupsionin, fokus të veçantë te çështja e pronave

Mandia: Do çojmë përpara betejën me korrupsionin, fokus të veçantë te çështja e pronave

Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave, e zgjedhur rishtas në PD, Ledina Mandia, tha në edicionin e lajmeve të MCN TV se çështja e pronave do të jetë në planveprimet e kësaj strukture të re. Sipas saj, angazhimi në këtë drejtim vjen si domosdoshmëri pas braktisjes së pronarëve nga qeverisja aktuale.  

Të gjithë shqiptarët janë të njohur me nivelin e korrupsionit, për mungesën e transparencës në kontrata. Pronarët janë braktisur nga Rilindja dhe nuk janë në fokusin e saj. Do të çojmë përpara betejën e korrupsionit të instaluar në Shqipëri.

Në tërësi çështja e pronave është një çështje, e cila është në planveprimet e PD. Kemi pasur gjithnjë në vëmendje kthimin dhe kompensimin e pronës.

Lidhur me procesin e zgjedhjeve në PD, Mandia tha se për herë të parë u dëshmua transparenca e një gare të hapur.

Për herë të parë është bërë publik i gjithë procesi që nga votimi, numërimi dhe shpallja e fituesit. Jemi në një situatë ku hapet gara dhe bëhet publike çdo votë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy