ShBA/ 16-vjeçari fiton 3 milionë dollarë

ShBA/ 16-vjeçari fiton 3 milionë dollarë

Kyle "Bugha" Giersdorf është një adoleshent amerikan, kampion bote i videolojës “Fortnite”, mjaft popullore ndër të rinjtë. Ai është një lojtar profesionist dhe ka fituar 3 milionë dollarë, shuma më e madhe në historinë e sporteve elektronike. Ai doli fitues në një konkurrencë treditore me lojtarë nga i gjithë planeti që u zhvillua në stadiumin “Arthur Ashe” në Nju-Jork.

"Nuk kam fjalë, gjithë lodhja e madhe m’u shpërblye", tha Giersdorf në fund të garës, ku morën pjesë rreth 40 milionë lojtarë, të cilët ngadalë u reduktuan në 100 konkurrentë të 30 vendeve finaliste. Adoleshenti shpenzon 8 deri në 10 orë në ditë duke luajtur lojën “qëllo gjithçka”, shpjegoi nëna e tij, e cila gjithashtu tregon se ai e ka luajtur këtë lojë që kur ishte tre vjeç.

Turneu ofroi 30 milionë dollarë në çmime. Në vendin e dytë në kategorinë individuale doli 24-vjeçari Harrison Chang, gjithashtu amerikan, i cili fitoi 1.8 milionë dollarë. Beteja dyshe u fitua nga 17-vjeçari David Ëang, nga Austria, dhe 16-vjeçari Emil Pedersen nga Norvegjia. Ata do të ndajnë çmimin prej 3 milion dollarë.

“Fortnite” është një videolojë,  e cila është bërë një fenomen mes të rinjve. Ajo përbëhet nga një grup luftëtarësh të  vendosur në një ishull, ku mbijeton vetëm një lojtar. Princi Harry, i Britanisë së Madhe ka deklaruar se loja "duhet të ndalohet, sepse është krijuar për të dhënë varësi". /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy