
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 14 qytetarë.
Sipas bilancit të publikuar nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid 19 dhe janë shëruar gjithësej 33 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.
Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.



