Manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë, ndëshkohen mbi 2  mijë shoferë

Manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë, ndëshkohen mbi 2 mijë shoferë

Gjatë javës që lamë pas 29 shoferë janë arrestuar dhe proceduar penalisht për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Po ashtu bëhet me dije se janë gjobitur 391 drejtues mjetesh për përdorim të celularit dhe 238 të tjerë për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë pezulluar 62 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë: Gjatë javës që lamë pas u arrestuan dhe u proceduan penalisht gjithsej 29 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar në 135 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 55 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 391 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

238 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2470 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 62 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 147 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy