Kosova hap kufirin me Shqipërinë, nga e hëna udhëtohet pa kufizime   

Kosova hap kufirin me Shqipërinë, nga e hëna udhëtohet pa kufizime   

Nga e hëna, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës, pa detyrimin për t’u vetizoluar. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të qeverisë “Hoti”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nga e hëna do të largohet edhe masa e vetizolimit dhe do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, pa kufizim të orarit të lëvizjes.

Pavarësisht këtyre lehtësimeve, ata që udhëtojnë drejt Kosovës do t’i nënshtrohen në kufi kontrollit që kryhet nga ekipet e QKMF-së.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria ka miratuar unanimisht heqjen e kufizimit të lëvizjes, që ishte deri në orën 21:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy