Zgjedhjet në Serbi, kanë votuar vetëm 9,5 për qind e qytetarëve të Preshevës

Zgjedhjet në Serbi, kanë votuar vetëm 9,5 për qind e qytetarëve të Preshevës

Afro 9,5 për qind e qytetarëve, apo 4020 prej tyre, kanë ushtruar sot të drejtën e votës në komunën e Preshevës në Serbi deri në orën 16:00.

Shifra bëhet me dije nga kryesuesi i Këshillit Zgjedhor në Komunën e Preshevës, Alban Mehmeti. Ky i fundit bën me dije se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe pa incidente.

“Procesi ka shkuar në rregull dhe i qetë. Deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi, përveç dalja është jashtëzakonisht e vogël. Nga gjithsej 44 mijë votues që ka komuna e Preshevës, deri në orën 16:00 kanë votuar 4020 votues, apo 9.5 për qind e votuesve”, tha ai.

Kujtojmë që sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy