Nis aplikimi i lotarisë amerikane për vitin 2019. Sistemi do të hapet rreth mesditës ndërsa ambasada sygjeron që aplikimi të mos lihet për ditën e fundit. Dita e fundit e aplikimit është data 7 nëntor.
Por kujdes, para se të aplikoni duhet të keni parasysh disa gjëra. Të gjithë ata që bëjnë kërkesë dy herë, skualifikohen.
Kërkesat e bëra si duhet do të konfirmohen në internet , ku do të shihni emrin tuaj, ditëlindjen, vendlindjen.
Mund të skualifikoheni nëse nuk dërgoni fotografitë, elektronikisht. Formularët në letër nuk pranohen. Fotografitë duhet të jenë për ju, për bashkëshortin tuaj,për secilin fëmijë nën moshën 21 vjeç,duke përfshirë këtu edhe fëmijët e adoptuar.
Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar hyrjet e shumëfishta. Individët me më shumë se një hyrje do të skualifikohen. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do të pranojë formularë të pa kompletuar. Aplikantët duhet të përdorin një brauzer të ri kur të dorëzojnë aplikimin; brauzerit më të vjetër (Internet Explorer 8, për shembull) ka të ngjarë të kenë probleme me sistemin DV në internet. Versioni anglisht i udhëzimeve të Programit DV-2019 është në formatin PDF dhe ai duhet të përdoret. Versioni në gjuhën angleze i udhëzimeve të Programit DV-2019 është i vetmi version zyrtar. Përkthimet jozyrtare në gjuhë të tjera do të shtohen në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, pasi të bëhen të disponueshme.
Ai individ që dorëzon më shumë se një hyrje do të skualifikohet pavarësisht se kush e ka paraqitur atë për individin. Nëse dikush ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm gjatë përgatitjes, kështu që ju mund të jepni përgjigjet e sakta për pyetjet dhe të mbani letrën e konfirmimit dhe numrin tuaj unik. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pa këtë informacion, ju nuk do të keni mundësi të përdorni sistemin online që ju informon për statusin tuaj. Pasi të paraqisni formularin e kompletuar, do të shihni në ekran konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik . Printoni konfirmimi me të dhënat tuaja.
Programi i llotarisë amerikane është një mënyrë që iu ofrohet shtetasve të huaj, për të ardhur si emigrantë në SHBA, duke u dhënë të drejtën të punojnë e jetojnë në mënyrë të përhershme në këtë vend së bashku me familjet e tyre ( bashkëshorten dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç).



