Ndotja e Bovillës/ Abazi: Ujësjellësi i Tiranës nuk ka kapacitetet për pastrimin e ujit. Nga qindra analiza të detyrueshme në vit, bëhet vetëm një

Ndotja e Bovillës/ Abazi: Ujësjellësi i Tiranës nuk ka kapacitetet për pastrimin e ujit. Nga qindra analiza të detyrueshme në vit, bëhet vetëm një

Pamjet e fundit nga liqeni i Bovilla janë shokuese teksa flasin qartë mbi gjendjen alarmante në këtë liqe ku notojnë bidona plastikë, qese plastike deri te mbetjet nga më të ndryshmet.

Drupal Ad

Sokol Abazi, ekspert i inxhinierisë kimike, në një komunikim për ‘MCN lajme’ thotë se uji që vjen nga ky liqe, nuk ka asnjë kontroll nga autoritete gjegjëse.

Sipas tij, në kohën kur me ligj, Ujësjellësi i Tiranës, duhet të bëj qindra kampione analizash, ai e bën vetëm një në vit.

Për fat të keq, asnjë autoritet nuk ka kontroll dhe një ide të qartë për cilësinë ë ujit të pijshëm në Tiranë, i cili konsiderohet i pijshëm dhe paguhet si i tillë dhe nuk garantohet si i tillë.

Uji i i pijshëm nuk është vetëm uji që e pimë më një gotë, uji i pijshëm konsiderohet i tillë çdo ujë që futet në rubinetin shtëpiak, konsiderohet njësoj dhe trajtohet njësoj me parametra si çdo ujë i pijshëm. Ka një VKM që e detyron Ujësjellësin e Tiranës që të bëj kontrolle do të thosha disa qindra kampione analizash në vit. Ujësjellësi i Tiranës, bën vetëm një analizë në vit,

Çfarë ndodh midis këtyre 12 muajve të tjerë, askush nuk ka asnjë kontroll.

Prandaj, do duhet patjetër të merren masa urgjente që nëse Bashkia faturon për ujë të pijshëm, ai duhet të jetë i pijshëm, që do të thotë në çdo ditë duhet të garantohen ato 70 parametra që ajo VKM detyron ujësjellësin që ti garantojë.

Sipas Abazit, këto mikroplastika kontaminohen dhe futen në organizmin e njeriut teksa vetë Ujësjellësi i Tiranës, nuk ka kapacitetet për pastrimin e ujit.

Nëse ka ndodh një ndotje e tillë, ky ujë nuk do duhej në asnjë moment të transportohet nëpër tubacionet aktuale. Do duhej urgjentisht të merreshin masat për ta analizuar, për të parë pasojat që këto mbetje kane sjellë. Në BE janë aprovuar disa ligje sa i përket mikroplastikës, në vendin tonë akoma nuk është adaptuar ky ligj por këto janë parametra që dëmtojnë në mënyrë të heshtur çdo organizma të gjallë që konsumon ujin me këto mikroplastikat.  

Është e garantuar që këto mikroplastika vijnë në rubinetin tonë, por me çfarë lajme dhembët, gatuajmë, me çfarë lajme frutat, të gjitha këto kontaminohen dhe vijnë ne organizimin tonë, prandaj, ai ujë duhet trajtuar nga fillimi deri në fund si i pijshëm, a e ka këtë kapacitete UT, e them që nuk e ka.

Certifikatat e analizës do aty vërtetonin këtë ndotje, pasi ka shumë parametra që kërkojmë aparatura të sofistikuara dhe shumë të avancuar që të masin ato nivele ekstreme në pjesë për bilion të ndotësve të mundshëm. Ujësjellësi i Tiranës nuk i ka këto kapacitete, derisa nuk kontrollohet çdo njeri ka mundësitë që të thotë ai ujë nuk duhet konsumuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy