Pas reshjeve të dendura të shiut të cilat sollën përmbytje në disa zona të vendit, temperaturat janë ulur ndjeshëm në dy ditët e fundit.
Reshjet e borës dhe ngricat kanë filluar të bëhen problematike në qytetin e Korçës duke sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Si çdo vit rrugët e qytetit të Korçës dhe bulevardi kryesor janë të ngrira duke sjellë edhe dëmtime tek qytetarët për shkak të rrëshqitjes.
Janë vetë shitësit e bizneseve buzë rrugës që marrin masa për të lehtësuar qarkullimin duke hedhur kripë.



