Soreca nga Korça: Reforma në Drejtësi po krijon shumë “Falcone” në Shqipëri

Soreca nga Korça: Reforma në Drejtësi po krijon shumë “Falcone” në Shqipëri

Në kuadër të Ditëve të Evropës, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Korçës.

Soreca theksoi faktin se ai dëshiron që të iu tregojë shqiptarëve që “Evropa është këtu”.

Gjithashtu Ambasadori përmendi faktin se Shqipëria është shumë pranë negociatave me BE-në, porse nuk dha ndonjë koment përsa i takon vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.  

Soreca nuk pranoj që të komentoj këtë vendim, duke nënvizuar se është një vendim i qeverisë së SHBA, dhe e respekton këtë.

Ambasadori i BE-së po ashtu nënvizoi se Shqipëria ka bërë shumë progres në luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, por duhet të bëjë më shumë. Ndër të tjera, Soreca tha se kjo ditë i kujton vrasjen e gjyqtarit Falcone, personit që krijoi konceptim e ndjekjes së parave.

Ne dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët në këto momente kaq të rëndësishme për Shqipërinë për ta çuar vendin drejt BE-së. Nuk kam asnjë koment për këtë. Ky është një vendimi i marrë nga qeveria e SHBA dhe nuk kam koment për këtë vendim. Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur. Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët. Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave. Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy