Lindja e Mesme/ Milo: SHBA do të shmangë konfliktin deri në zgjedhje. Libani viktimë, me përgjegjësi Irani

Lindja e Mesme/ Milo: SHBA do të shmangë konfliktin deri në zgjedhje. Libani viktimë, me përgjegjësi Irani

Duke analizuar situatën në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se SHBA kërkon shmangien e një konflikti të gjerë, të paktën deri në zgjedhjet e 4 nëntorit. Ai e konsideron Libanin një “viktimë” në konflikt, ndërsa Iranin një shtet me përgjegjësi, pasi ka financuar grupet ekstremiste. Milo vuri në dukje ndër të tjera se lufta ka ndikim në Europë, jo vetëm në çështjet e sigurisë, por ka edhe dëme ekonomike.

Sulmi i Hamasit ka prodhuar shkatërrim, vrasje, dhe asnjë gjë tjetër të dobishme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe atë ndërkombëtare. Ka disporporcion të madh në viktima, nëse u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng 250 të tjerë, nga na tjetër janë vrarë mbi 42 mijë palestinezë. Është krijuar një klimë pasigurie që mund të përshkallëzohet dhe të arrijë në konflikt të armatosur. SHBA është një kujdestar për ekzistencën dhe forcimin e Izraelit. Izraeli është një pikë kyçe për stabilitetin në Lindjen e Mesme. Nëse lëkundet roli i tij do kemi një konflikt shumëdimensional. Por SHBA-të kanë edhe një kujdes tjetër, ata në të njëjtën kohë, jo gjithnjë pajtohen me mënyrën si ushtrohet politika në Izrael, dhe si duan ta shuajnë konfliktin me arabo-palestinezët. Amerikanët kanë shumë rezerva për Netanjahun, por duke qenë se zgjidhet nga populli izraelit janë të detyruar ta respektojnë. SHBA-të e kanë një dilemë, sepse në fund të fundit njerëz janë, edhe izraelitët, edhe palestinezët, përveç terroristëve. Libani vet është një lloj viktimë. Ka shumë vite për faktin se Jugu i Libanit është popullsi palestineze dhe e administron Hezbollahu, kjo është arsyeja pse Libani bie viktimë e këtij konflikti. Irani është çështje tjetër dhe ka përgjegjësi të madhe për situatën, sepse ka investuar në këto grupe, qoftë te Hamasi, Hezbollahu, Huthët, i ka armatosur dhe financuar. S’është çudi që Irani të jetë i interesuar ta përshkallëzojë konfliktin. Ka rrezik që hakmarrja e radhës të vijë nga Izraeli, dhe kjo do çonte në përgjigje të Iranit nga ana tjetër. SHBA-të janë në dilemë dhe s’duan që ky konflikt të shpërthejë deri në 4 nëntor. Presidenti francez përpiqet të bëjë një politikë ekuilibri, trandicionale franceze, edhe për një arsye që Libani është vend frankofon. Lufta ka ndikime negative të mëdha në Europë. Jo vetëm problemi i sigurisë. Europa ka dëme të mëdha ekonomike, sepse lufta ndikon edhe në tregti, investime, dhe mjedisin e të bërit biznes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy