Koronavirusi/ Shërohet pacienti zero në Shqipëri

Koronavirusi/ Shërohet pacienti zero në Shqipëri

Një lajm i mirë vjen këtë mbrëmje nga spitali infektiv në Tiranë, ku mësohet se pacienti zero ka dalë negativ në testin e parë për koronavirusin.

Babë e bir, dy të infektuarit e parë nga koronavirusi, duket se janë shëruar plotësisht nga virusi që ka paralizuar të gjithë botën, përfshi dhe Shqipërinë.

“ Një tjetër lajm i mirë Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ

Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi

Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të infektivit”, shkruan ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë thotë se shkon në 3 numri i të shëruarve në Shqipëri nga koronavirusi, përfshi dhe pacientin e cili u rikthye sot në shtëpi.

Deri më tani, në Shqipërim janë konfirmuar 76 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy