
Çifti në jetë dhe në muzikë, Albina dhe Endriti nga Prishtina janë bërë viralë në rrjetet sociale me disa video ku pjesë e këtyre momenteve të ëmbla është edhe vajza e tyre e vogël, Luna.
Gjatë një komunikimi me shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ata rrëfyen se si muzika është ura që i bashkon si familje dhe se si Luna është bërë pjesë natyrshëm e performancave të tyre.
Videot e para i kemi realizuar bashkë me Lunën. Muzika është pasioni ynë, por shtysa për të krijuar ka qenë pikërisht Luna. Edhe ajo na përqafon muzikën dhe nuk heziton të bëhet pjesë.
Atëherë menduam: pse të mos i ndajmë këto momente edhe në rrjetet sociale?.
Luna fle pothuajse çdo natë me ninullën që ia këndojnë ne.
Me këngën tonë pjesëmarrëse në ‘Zambakun e Prizrenit’, ajo nuk fle, e ka si ninulle të preferuar.
Edhe pse nuk e kishin planifikuar të realizonim video së bashku me Lunën, ajo vetë u bë pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi muzikor. Nuk ka njeri që e largon nga kitara.
Ata treguan gjithashtu se muzika i ka shoqëruar që nga koha e studimeve.
Muzika na ka lidhur. Edhe gjatë shkollës kemi qenë bashkë.
Momenti i njohjes sonë ka qenë kur unë isha ai djali që këndoja me kitarë para konvikteve dhe kemi vazhduar në studime bashkë më pas saj.



