Spiropali: Rikonfirmohet mbështetja e Greqisë për integrimin.  Çështja e detit, zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Spiropali: Rikonfirmohet mbështetja e Greqisë për integrimin.  Çështja e detit, zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Gjatë deklaratës së përbashkët për mediat me homolgun grek Giorgos Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali tha se u rikonfirmua mbështetja e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE. 

 

Sa i takon çështjes së detit Spiropali u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.  

 

Spiropali kërkoi gjithashtu “heqjen e ligjit të luftës”, duke e konsideruar një “referencë ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore”.

 

Objektivi ynë kombëtar dhe shoqëror, kushtetues dhe shpirtëror, integrimi europian, nënkupton mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në vitin 2027 -një sfidë e madhe, por e realizueshme. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Greqisë në këtë proces, mbështetje që ka qenë dhe mbetet vendimtare. 

 

Me presidentin dhe ministrin, mikun tim, mora rikonfirmimin për vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje deri në përfundimin e bisedimeve teknike të anëtarësimit të Shqipërisë që përkon edhe me Presidencën e ardhshme e Greqisë në BE në gjysmën e dytë të vitit 2027. Ndaj ndërkohë, ne duam të thellojmë dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike në përgatitje për një Presidencë sa më produktive, në raport me rajonin tonë, ku Greqia në krye të BE-së, do të jetë si të thuash “the adult in the room” për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënie vetë fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv.
 Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy