
Deputeti demokrat, Ramadan Likaj, e cilëson drejtësi selektive vendimin e SPAK për të caktuar detyrim paraqitjeje për Sali Berishën, pas një hetimi 3-vjeçar për korrupsion pasiv. Në studion e lajmeve, Likaj tha se grupi parlamentar demokrat inkurajon drejtësinë dhe SPAK, përsa kohë që ato janë të drejta dhe parimore.
SPAK ka shkelur Kushtetutën. Ne si grup parlamentar përkrahim drejtësinë, por ajo nuk duhet të jetë selektive.
Nëse SPAK ka paraqitur akuza, nuk ka diçka reale. Zoti Rama për një ditë të vetme ka firmosur 17 akte. Përditë ka akuza nga më të ndryshmet. Edhe zoti Rama deri në këtë moment përpiqet të luajë rolin e një lideri rajonal.
Pjesa më e madhe e deputetëve të PD përkrahin SPAK dhe drejtësinë. Ne nuk mund të pranojmë për asnjë moment veprime selektive, jo të drejta dhe jo parimore.
Janë selektive sepse përsa kohë Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, nuk mund të mendoj për asnjë moment se po vepron në mënyrën e duhur, kur zoti Rama me gjithë këto afera, me një qeveri të zhytur në korrupsion këmbë e krye.
Likaj tha se demokratët do të vijojnë aksionin e tyre, me të cilin do të kundërshtojnë mohimin e të drejtave të opozitës nga qeveria “Rama”.
Ne do të ngremë zërin për të drejtat e mohuara nga qeveria shqiptare. Gjatë ditëve të vazhdim do të vazhdojmë aksionin tonë dhe shumë shpejt do të bëjmë të qarta të gjitha kërkesat tona. Ne e kemi bërë të qartë kush është aksioni ynë.



