
Vendimi i fundit i qeverisë Rama rikthen pas nëntë vitesh aksionin kundër ndërtimeve pa leje.
Lidhur me këtë, Arben Dervishi, sekretar i përgjithshëm nga Shoqata e ndërtueseve, tha në edicionin e “MCN live”, se vendimi është i vonuar dhe se shteti nuk duhet të jetë selektiv në përzgjedhjen e investitorëve të përgjegjshëm nga ana që ndërtojnë ilegalisht.
Është një vendim i vonuar kjo VKM e fundit, sepse prish rregullat e konkurrencës. Jo të gjithë ata që ndërtojnë pallate janë ndërtues, janë investitor që kanë lek, dhe prenotojnë një ndërmarrje ndërtimi.
Pra ne duam që të jetë gjithçka sipas ligjit dhe jo selektive.
Ne nuk kemi shifra të tilla se sa janë abuzues të tillë, sa kanë shkelur lejet e ndërtimit. Pjesa më e madhe e anëtarëve tanë janë ndërtues të rregullt lidhur me realizimin e projekteve.
Shoqata jonë është për rregulla, dhe ne prandaj e quajmë këtë veprim të qeverisë të vonuar, e përshëndesim si vendim, dhe kërkojmë qartësi, sepse janë prishur rregullat e lojës, sepse një që ndërton pa leje, në krahasim me një që paguam taksa, është e padrejtë.
E kanë detyrë shteti përmes bashkive, përmes inspektorateve të nxjerrin listat e tyre.
E kuptoj nuk mund të ndërtohet një objekt 9katësh, pa leje fare, këtu po vijnë inspektoratet për një hapje dere e dritareje, e nuk shkon për një objekt të tille, këtu janë organet tjera që do ta bëjnë këtë analizë, nuk e bënë shoqata. Shoqata e inkurajon shtetin në këtë aksion, për ti dhënë fund paligjshmërisë dhe të bëhet kontrolli i territorit.
Po si bëhet verifikimi i ndërtimeve pa leje? Z.Dervishi, thotë se shteti ka mekanizma që verifikon shkeljet e ligjit nga ndërtuesit pa leje, në mënyrë që të mos futen të gjithë në një masë.
Shteti duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në kuptimin që sot ka fotografime ajrore të viteve të ndryshme, ka një datë të mbarimit të legalizimeve, dhe pjesa tjetër nënkuptohet që është në shkelje të ligjit.
Edhe bashkitë kanë të gjitha informacionet për lejet e ndërtimit, dhe le të shkojnë Inspektoratet të kontrollojnë sasinë e metrave katror, të dhënë sipas lejes dhe sasinë e metrave katror që është në fakt. Dhe aty do të dalin të tëra.
Deri tani kanë kapur dy, se smund të themi se është në masë kjo, ka subjekte të pandërgjegjshme që mund të kenë bërë.
Dervishi thotë se Shoqata e Ndërtuesve, nuk është faktori që përcakton kush ka bërë gabime e kush jo.
Ai drejton gishti te shteti që sipas tij duhet të bëj njëherë e mirë kontrollin e territorit.
Një nga detyrat kryesore të shtetit është të kontrolloj territorin, dhe ne kemi parë që ka mangësi në kontrollet e territoreve.
Nuk është shoqata që cakton kush ka bërë gabime, është shteti që përmes ligjeve dhe mekanizmave, snaksionon ose penalizon ato kompani që kanë shkelur rregullat e lojës ose kanë bërë shkelje të ligjit.
Nëse firma Salillari, ka shkelur ligjin të përgjigjur, për atë sipërfaqe që ka shkelur, sa ka kaluar 1200 m mbi sipërfaqen, duhet parë tamam.



