Operohet Kate Middleton, mbreti Charles i nënshtrohet ndërhyrjes javën e ardhshme

Operohet Kate Middleton, mbreti Charles i nënshtrohet ndërhyrjes javën e ardhshme

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ndodhet e shtruar në spitalin e Londrës pasi një ditë më parë iu nënshtrua një operacioni “suksesshëm” në bark.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike duke cituar burime, por pa specifikuar natyrën e saktë të operacionit që ka pësuar gruaja e trashëgimtarit të fronit, princit William.  

Princesha pritet të qëndrojë e shtruar në spital për të paktën 10-15 ditë dhe se nuk pritet t’i kthehet angazhimeve zyrtare deri në Pashkë.

Në të njëjtën ditë, vjen lajmi nga Buckingham Palace se Mbreti Charles III, 75 vjeç, do t’i nënshtrohet një “procedure mjekësore” javën e ardhshme në një klinikë në Londër për shkak të një problemi të prostatës së zmadhuar.

Lajmi për operacionin e Kate u zyrtarizua në një deklaratë zyrtare nga Pallati Kensington, rezidenca e princeshës, princit William dhe tre fëmijët e tyre: George, Charlotte dhe Louis.

Shënimi specifikon se operacioni ishte planifikuar paraprakisht dhe për këtë arsye nuk lidhet me ndonjë emergjencë.

Lartmadhëria e saj Mbretërore Princesha e Uellsit u pranua dje në Klinikën e Londrës për një operacion të planifikuar abdominal.

Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, nuk ka gjasa që ajo të kthehet në angazhimet publike deri pas Pashkëve.

Prognoza pas operacionit përfshin një shtrim në spital që pritet të zgjasë nga 10 deri në 14 ditë.

Kate Middleton ka kërkuar konfidencialitet absolut në lidhje me kushtet e saj shëndetësore dhe për këtë arsye gjykata mbretërore britanike rezervon të drejtën të bëjë publike në të ardhmen e afërt vetëm informacione të rëndësishme mbi zhvillimet e shtrimit të saj në spital.

Kensington Palace e nënvizon në fund të njoftimit për shtrimin e 42-vjeçares në spitalin prestigjioz London Clinc në Londër.

Ndërkohë, mediat tashmë janë grumbulluar jashtë Londrës Clinc, një institucion shëndetësor i inauguruar në 1932.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy