Juncker i dorëzon “çelësat” kancelarit austriak: Mos shërbe vetëm biftek vjenez

Juncker i dorëzon “çelësat” kancelarit austriak: Mos shërbe vetëm biftek vjenez

Shefi i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i ka dhënë udhëzime kancelarit austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mori të martën presidencën e BE-së, duke hequr një paralele mes kërkimit të zgjidhjeve politike me artin e kuzhiës.

"Duhet t'u shërbejmë (miqve) zgjidhje pozitive nëpërmjet negociatave të bukura", tha Juncker. Duke vlerësuar aftësitë negociuese të kancelarit të Austrisë, Juncker kujtoi atë se "nuk duhet vëne vetëm shnicel vjenez (një lloj bifteku) në pjatë", duke nënkuptuar se duhet një dozë kreativiteti në përballimin e sfidave ndërkombëtare.

Juncker e ka shtuar dozën e ironisë duke thënë se “kam qenë në Mongoli dhe Bregun e Fildishtë. Shnicel vjenez ka gjithandej, por ai nuk është i vetmi asortiment në pjatat që vihen në tryezë”.

Emigracioni, siguria e brendshme dhe stabiliteti në BE janë në krye të listës së prioriteteve për Austrinë gjatë presidencës së saj. Austria e sheh veten si ndërmjetës neutral, duke pasur parasysh pozicionin gjeografik dhe rolin tradicional si “ndërtuese urash”.

“Europa është qartësisht e ardhmja jonë, por ne e gjejmë veten në një kohë ndryshimi rrënjësor. Ajo që ne duhet të mbrojmë është mënyra evropiane e jetesës, d.m.th. sundimi i ligjit, demokracia, liria dhe vlerat themelore”, shkroi Kurz në Tuiter.

Kancelari 31-vjeçar Sebastian Kurz është kryetar i Partisë Popullore të Austrisë (OVP). Ai mori drejtimin e qeverisë pasi partia e tij e qendrës së djathtë siguroi rreth 31 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Partia e tij mbështet shtrëngimin e kufijve të Austrisë dhe ashpërsimin politikave të emigracionit.

Kurz u vu në qendër të kritikave të komunitetit online pasi qeveria e tij pak javë më parë vendosi mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e rreth 60 imamëve të financuar nga jashtë, si pjesë e fushatës së tyre kundër radikalizimit dhe nxitjes së urrejtjes. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy