Filipine, kryebashkiaku qëllohet për vdekje ndërsa këndonte himnin (VIDEO)

Filipine, kryebashkiaku qëllohet për vdekje ndërsa këndonte himnin (VIDEO)

Një kryetar bashkie në Filipine u qëllua për vdekje gjatë kohës kur po ngrinte flamurin në një ceremoni. Antonio Halili u qëllua me armë në gjoks gjatë kohës kur këndonte himnin në qytetin Tanauan, në jug të Manilës.

Halili njihej për qëndrimet e tij të ashpra ndaj drogës. Por në të njëjtën kohë, ai akuzohej se i ka mbrojtur trafikantët, gjë që e ka hedhur poshtë gjithnjë.

Autori i vrasjes ia doli të arratisej menjëherë pas ngjarjes. Policia tha se viktima u qëllua nga një largësi e konsiderueshme, çka do të thotë se nuk është kryer nga një njeri i zakonshëm, por nga një snajper profesionist.

Halili tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dy vjet më parë, pasi i nxori me forcë në rrugë ata që dyshohej se ishin përfshirë në trafik droge, një mënyrë kjo për t’i turpëruar.

Por vitin e shkuar, pushteti i tij mbi policinë lokale u zbeh pasi qeveria e akuzoi për lidhje me trafikun e paligjshëm të drogës.   

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy