Mazhoranca do të kallëzojë në SPAK kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku.
Deputetja socialiste Ermonela Felaj tha se Tabaku do të kallëzohet për akuzën shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm.
Ju keni shkuar nga SPAK pa qenë e mandatuar nga ky komision. Veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal për Jorida Tabakut, për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm për personat që ushtrojnë veprimtari publike dhe shpërdorim detyre. Kallëzimin penal do t’ia vëmë në dijeni edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. S’mundet Kuvendi të konsumojë takime me krerë të drejtësisë, kur reforma në drejtësi pati këtë qëllim, ta largonte politikën nga drejtësia. Ftoj Prokurorinë e Posaçme të mbajë një qëndrim zyrtar mbi deklaratat e Tabakut. Komisionet nuk mund të ngrenë akuza penale. Ky veprim i zonjës Tabaku është kryer me dashje dhe për të fituar kredo politike”, tha Felaj.
Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar se si zonjat bëjnë politikë. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë me fuqi të plota", tha Tabaku në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor, ku shkëmbeu replika me deputeten socialiste.
Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.



