
Gjykata e Elbasanit la sot në burg 29-vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit.
Gjyqtari Elis Dine caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 29 vjeçarin i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë.
Ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Mirakë të Librazhdit.



