Atentat në Athinë, viktima ishte live në Facebook në momentin e ekzekutimit

Atentat në Athinë, viktima ishte live në Facebook në momentin e ekzekutimit

Një 42-vjeçar me origjinë egjiptiane, i njohur për përfshirjen në trafikun e drogës, është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Kallitheas në Greqi.

Në momentin kur ndodhi atentati, viktima ishte live në Facebook, dhe pamjet filmike kapën çastin tronditës kur ai u qëllua për vdekje.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja të një arme zjarri të kalibrit 9 mm, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Pamjet e momentit të ekzekutimit)

Sipas burimeve të policisë, viktima është identifikuar, por ka rezultuar se ai përdorte disa identitete të ndryshëm. Ai njihej me emrat Abdullah, Abd Ala, Abusiam dhe Usam, ndërsa mbiemrat që përdorte ishin Emal, Firas dhe Sade.

Po ashtu, në dokumentet e tij janë gjetur emra të ndryshme si Bolos, Bilel dhe Hamed, si dhe emra të nënës si Amira, Emira, Mirna dhe Merna.

Përveç identiteteve të shumta, ai kishte deklaruar edhe data të ndryshme lindjeje dhe shtetësi të ndryshme, përfshirë egjiptian, afgan dhe irakian.

Sipas raportimeve të autoriteteve, 42-vjeçari ishte arrestuar më herët disa herë për çështje që lidhen me trafikun e drogës. Dyshohet se urdhri për vrasjen e tij mund të jetë dhënë nga persona që veprojnë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Për arsye ende të paqarta, autori ose autorët i kanë zënë pritë viktimës dhe e kanë qëlluar për vdekje ndërsa ndodhej brenda makinës së tij, pranë një pallati.

Autorët dyshohet se janë afruar me një automjet dhe e kanë qëlluar në kokë dhe qafë, duke i shkaktuar plagë fatale. Në momentin e atentatit, makina ishte me motor të ndezur dhe dritarja e shoferit ishte e hapur. Në vendin e ngjarjes u gjetën pesë gëzhoja të një arme 9 mm, ndërsa hetimet vazhdojnë intensivisht.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe, sipas dëshmive të banorëve të lagjes, nuk kishte shkaktuar asnjë problem dhe nuk kishte sjellje të çuditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy