
Një apartament është përfshirë mëngjesin e kësaj të premte nga flakët në Elbasan si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Në një lidhje me 'Mcn Live' gazetarja Entela Duka bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ku dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. K., 60 vjeç, në katin e tretë të një pallati.
Bombola e gazit e ka qenë e vendosur në kuzhinën e banesës dhe fatmirësisht ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja që ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Fillimisht kanë qenë fqinjët ata që kanë asistuar në shuarjen e flakëve duke bërë të mundur neutralizimin dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe asfiskuskuar por vetëm dëme të mëdha materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.



