“Të qëndrojmë në shesh! Rama bëri atentat ndaj kohezionit social”/ Aktivistë dhe qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

“Të qëndrojmë në shesh! Rama bëri atentat ndaj kohezionit social”/ Aktivistë dhe qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

Aktivistë dhe qytetarë po protestojnë sot sërish para Kryeministrisë, në ditën e 5 të protestës ku kërkohet ulja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Në fjalën e mbajtur aktivisti Migen Qiraxhi bëri thirrje për bashkim të qytetarëve duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë është që qytetarët të qëndrojnë në shesh.

Qytetarët dalin për hallin e vet, as për hallin e kryetarit, as të politikanit të radhës. E vetmja mënyrë për mbajtjen përgjegjëse të kësaj qeverie është që qytetarët të qëndrojnë në shesh. Sot jemi mbledhur për ta vënë në presion, për t’i thënë që nuk dorëzohemi. Kërkohet një jetë me dinjitet ashtu siç e meritojmë. Ju duhet të bashkoheni. Ndryshimi vjen nëse e shikoni vëllezër njëri-tjetrin. Ju jeni e vetmja shpresë e mbetur e këtij vendi. Të ndryshëm, por të njëjtë në hall. Se si e zgjidh është punë e tij por ne duam të blejmë ushqime më lirë, karburantin më lirë. Nëse do mend i japim edhe zgjidhje, ai duhet t’i zbatojë.

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci theksoi edhe njëherë se Rama ka bërë atentat ndaj kohezionit social duke e ndarë shoqërinë me kasta.

Kryeministri dje ka bërë një atentat ndaj kohezionit social sepse e ka kërkuar ta ndajë Shqipërinë me kasta. Të varfërve do t’u jap 30 mijë lekë të mbyllin gojën, të pasurit do t’i shoh nga vrima e X5-ës tha. Por populli e ka kaluar këtë fazë. Masa popullore komunikon vetëm me njëri-tjetrin dhe ata që janë të besueshëm, nuk komunikon më me politikanët. Merrni një faturë në dorë dhe hajdeni tregojani si është të jetosh sot në Shqipëri. Problemi është jetësor, është mbijetesë. Unë tha s’dua të marr masa, kjo është arsye për t’i treguar forcën.

Ndërsa Flamur Bala, aktivisti me aftësi të kufizuara nga Durrësi tha:

Të gjithë kemi dalë për arsye ekonomike. Unë sot mora faturën e naftës me vete. Fatura kushton 20 mijë lekë dhe litra janë 9. Më thuaj kryeministër si mund ta përballojë një person me aftësi të kufizuara?! Nafta ka rritur ushqimet dhe ka rritur kostot e jetës.

Aktivisti i Organziatës Politike Bislim Lakna i cili dje u lirua nga komisariati, tha se:

Protesta ia ka futur të dy këmbët në një këpucë kryeministrit. Arsyeja është e njëjtë me arsyen pse protesta e studentëve ia futi të dy këmbët në një këpucë këtij kryeministri. Këtu nuk janë partitë politike, është populli. Këtë krizë po e paguan populli ndërkohë që duhet ta paguanin Samir Mane, Shefqet Kastrati me shokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy