“Facebook” po kërkon të punësojë një person që të drejtojë seksionin e lajmeve, një rol shumë I rëndësishëm ky që do të luftojë të ashtuquajturat “fake news”, shqip lajme të rreme.
Kjo nuk është publikuar në faqen e rrjetit social, por burimet thonë se ai që do të marrë përsipër këtë rol do të ndihmojë “Facebook”-un të krijojë produkte të reja për median sociale dhe partnerët e tjerë, si p.sh. Instant Articles, si dhe mënyra të reja për të kontrolluar shpërndarjen e keqinformimit.
Ky pozicion është tjetër nga ai i pretenduar nga Campbell Broën, gazetari veteran i ekranit që “Facebook” e punësoi në janar për të drejtuar skuadrën e patnershipit të lajmeve.
Përpjekjet e “Facebook”-ut për të luftuar lajmet e rreme janë rritur shumë që pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Kritikët e kanë fajësuar shpesh “Facebook”-un për përhapjen e lajmeve të rreme, që shumë besojnë se kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Muajt e fundit, kompania e Marc Zuckerberg-ut ka krijuar mekanizma të reja me qëllim kufizimin e dezinformimit, përfshirë shenjimin e lajmeve të pasakta dhe bashkëpunimin me palë të treta për të verifikuar vërtetësinë e tyre.



