Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve bëri me dije se vaksinimi do të jetë me detyrim për disa kategori.
Teksa bëri thirrje për vaksinim, Manastirliu tha se do të vendoset vaksinimi me detyrim për disa kategori.
“Vaksina shmang format më të rënda të sëmundjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është vetëm një zgjedhje personale. Jo. Refuzimi i armës mbrojtjes që sot është falas, vë në rrezik jo vetëm e kujt refuzon.
Ndaj shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të jetë një plan tjetër plani i masave ku do të vendoset me detyrim vaksinimi për disa kategori.”, u shpreh Manastirliu.
Ndërkohë zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije tre kategoritë të cilat kanë vaksinimin me detyrim.
“Rekomandimin e vaksinimit të detyrimit për këto grupe:
Stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.
Deri në 30 shtator të dorëzojnë dokumentin e vaksinimit.
Pas kësaj date do të kërkohet për ata që nuk e kanë të dorëzojnë testin PCR dhe përjashtim do të bëhet për ata që nuk u lejohet të kryejnë vaksinën.”, tha Rakacolli.



