OKB: Civilët në Gaza kanë nevojë për ndihma menjëherë

OKB: Civilët në Gaza kanë nevojë për ndihma menjëherë

Juliette Touma, nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA thotë se Gaza është bërë një ferr gjatë dy javëve të fundit.

Duke folur për BBC Newsday, ajo bëri thirrje që rrethimi i Gazës të hiqet pasi civilët kanë nevojë për furnizime humanitare menjëherë.

"Koha po mbaron. Kanë kaluar gati dy javë. Dy javë shumë të gjata, UNRWA nuk ka qenë në gjendje të sjellë asnjë furnizim në Gaza", tha ajo.

Touma shtoi se ora po ecën dhe se ajo nuk e dinte se kur do të hapej kalimi kufitar Rafah.

Kur u pyet se çfarë do të bëhej për të siguruar që ndihma të mos binte në duart e Hamasit, ajo tha se UNRWA ka sisteme të rrepta të kontrollit dhe monitorimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy