Shqipëria nis sot zyrtarisht bisedimet me Bashkimin Evropian, që është një nga proceset e fundit drejt rrugëtimin drejt anëtarësimit në union.
Në fjalën e mbajtur, kryeministri Edi Rama e krahasoi këtë proces me mitin e Sizifit, duke theksuar se BE-ja është për shqiptarët një çështje për jetë a vdekje.
Rama theksoi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.
Për shekuj na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që s’i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjodhëm t’i japim gjithçka Evropës. Besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie. Ne e dimë që ajo që kemi arritur deri më tani është vetëm fundi i fillimit. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërimeve, premtimeve të pambajtura dhe rinisjeve të mundimshme. Një histori e rrokullisjes së gurit në kodër, ashtu si në mitin e Sizifit. BE ka qenë gjithmonë e më tepër për Shqiptarët, më shumë se raporte, afate, standarde dhe ftesa. Integrimi në Evropë për popullin shqiptar një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u shtymë për 3 vjet me radhë, ne i vazhduam reformat tona edhe me më këmbëngulje.
Themelet për një drejtësi të pavarur pas shekujsh janë të vendosur tashmë. Këto vite kanë qenë sfiduese për ne. Ne shkatërruam pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar. Nëse pak vite më parë do kishe pyetur dikë në Shqipëri, kë do një politikan pas hekurave, do kishin qeshur me ju. Realiteti është ndryshe, askush nuk është më i mbrojtur përballë drejtësisë. Qëndroj këtu si lideri i një mazhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike që s’e ka përdorur ndonjëherë shigjetën për të ndryshuar rrjedhën e sistemit gjyqësor. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Prandaj jemi këtu, për t’i shfrytëzuar bisedimet e anëtarësimit si një mjet shtet-ndërtimi”.



