Juncker nuk është optimist për negociatat për Brexit-in

Juncker nuk është optimist për negociatat për Brexit-in

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha se duhet të ndodhë “mrekulli” që bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian të përparojnë mjaftueshëm, sa për të hapur negociatat për tregtinë së shpejti.

Juncker pranoi se ka pasur përparim midis dy palëve, por i pyetur nga gazetarët nëse ai ka qenë i mjaftushëm për të bindur BE-në që t’i nisë negociatat për tregtinë në një samit muajin e ardhshëm, ashtu siç do Britania, Juncker tha: “Në fund të kësaj jave po e them se nuk do të ketë përparim të mjaftushëm deri në tetor – vetëm nëse ndodhin mrekulli”, tha Juncker. 
Por, kryeministrja britanike, Theresa May, tha se është “e kënaqur” me zhvillimet e fundit. 

Duke folur në Estoni, ku po ndjek një samit të BE-së për sigurinë, ajo tha se në rrethin e katërt të bisedimeve për Brexit, që ka kryer sot, ka pasur lëvizje në çështjet si të drejtat e qytetarëve.
Britanisë i duhet të largohet nga blloku deri në mars të 2019-ës, ndërkohë që i duhet të negociojë kushtet për tregti pas kësaj periudhe./REL

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy