
Ellen DeGeneres ka vendosur të përfundojë “show-in” e saj pas akuzave për ambient toksik dhe se producentët e emisionit ngacmonin punonjësit.
Në një deklaratë për “Hollywood Reporter”, DeGeneres tha se sezoni i saj i ardhshëm do të jetë i fundit.
“Kur ju jeni një person krijues, ju duhet vazhdimisht të sfidoheni dhe pse kjo shfaqje është e mrekullueshme dhe argëtuese nuk është më sfiduese”, tha DeGeneres.
Vendimi për ti dhënë fund emisionit të saj fitues të “Çmimit Emmy” vjen gjithashtu pasi burime për “Buzzfeed” thanë se ka akuza nga punonjës aktualë dhe ish-punonjës për ngacmim seksual nga tre prodhuesit ekzekutivë të shfaqjes, duke nxitur një hetim të brendshëm të “Warner Media”.
Menjëherë pasi filloi hetimi, DeGeneres i dërgoi letër stafit duke iu përgjigjur dhe ish-punonjësve të cilët thanë se racizmi dhe kërcënimi ishin të zakonshme. DeGeneres shkruante se në këtë shfaqje ishte emri i saj dhe gjithçka që ndodhte aty do të mbante ajo përgjegjësi.
Ndërkohë kujtojmë se në muajin gusht, DeGeneres njoftoi prodhuesit ekzekutivë Ed Glavin dhe Kevin Leman dhe bashkë-prodhuesin Jonathan Norman se ishin të pushuar nga puna.



