Bushati: Rama kërcënoi kryesinë e PS-së para votimit për Ballukun, “kush më del kundër, unë e sakatoj”

Bushati: Rama kërcënoi kryesinë e PS-së para votimit për Ballukun, “kush më del kundër, unë e sakatoj”

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se votimi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut shënon përplasjen e parë të Edi Ramës me SPAK, por edhe me partnerët evropiane.

 

Bushati tha se Rama nuk ndihet komod dhe zbuloi momente nga mbledhja me dyer të mbyllura të kryesisë së PS-së, ku sipas tij, kryeministri kërcënoi anëtarët e kryesisë, duke kërkuar që asnjëri të mos dilte kundër në votimin për imunitetin e Ballukut.

 

Ky është lajmi i parë, kemi kaluar nga një qëndrim i Ramës dhe PS që çdo imunitet do ta japim, në një qëndrim që e gjykojmë ne e japim apo jo. Për mua, kjo është përplasja e parë reale mes Ramës dhe SPAK.

E dyta, kjo është nga përplasjet e rralla, Rama ka qenë i përkëdheluri i perëndimit, sot pamë të gjithë reagimet.

Bashkohem me shumë nga vërejtjet e Ramës për SPAK, denigron njerëzit, burgos kot, etj, por këto i kemi thënë. Problemi është që ndërkombëtarët kanë vendosur që SPAK është histori suksesi. Kjo e ka vënë Ramën përballë me europianët.

 

Rama në kryesi dje u është drejtuar derdimenëve atje “kush më del kundër, unë e sakatoj!”. Ka patur një gjuhë, "nuk dua njeri kundër". Ka guxuar Elisa e shkretë të flasë dhe ai ka thënë "ik moj ti se unë bëj ministre dhe të heq".

A ka thyerje mes Ramës dhe SPAK? A ka element të tjerë që janë futur në mes? Për mua ka një thyerje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy