Burri i veshur si femër hedh tortë mbi pikturën e Mona Lisa: Mendoni për Tokën! (VIDEO)

Burri i veshur si femër hedh tortë mbi pikturën e Mona Lisa: Mendoni për Tokën! (VIDEO)

Një burrë i maskuar si një grua e moshuar në një karrige me rrota ka hedhur tortë mbi pikturën e Mona Lisa, pikturën e famshme të Leonardo da Vinçit në Luvrin në Paris.

Xhami mbrojtës i pikturës u përfshi nga kremi i bardhë i tortës. Ndërsa autori, i veshur me një paruke dhe buzëkuq, u bëri thirrje njerëzve të "mendojnë për Tokën" ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.

Incidenti i së dielës i la dëshmitarët “gojë hapur”.

Aktivisti, i cili gjithashtu u pa duke hedhur trëndafila në galeri, u përcoll nga sigurimi. 

"Mendoni për Tokën," tha ai.

"Ka njerëz që po shkatërrojnë Tokën. Mendoni për këtë. Artistët ju thonë: mendoni për Tokën. Prandaj e bëra këtë."

36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në një njësi psikiatrike të policisë, konfirmoi të hënën zyra e prokurorit të Parisit, duke shtuar se kishte nisur një hetim për dëmtimin e objekteve kulturore.

Piktura e Rilindjes kishte xham të instaluar që prej vitit 1950 për ta mbrojtur atë pas një sulmi me acid.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale, shiheshin vizitorët të cilët shpërthyen në duartrokitje pasi kremi i tortës u pastrua nga xhami.

Një vizitor nga Shqipëria i cili ndodhej në vendngjarje, Klevis, 26-vjeç, mësohet të ketë pyetur se “Sa ishte shansi që të ndodhte kjo?”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy