Kurti: Rama t’ia propozojë Vuçiçit në “Ballkanin e Hapur” draftin për shqiptarët në Luginë

Kurti: Rama t’ia propozojë Vuçiçit në “Ballkanin e Hapur” draftin për shqiptarët në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Edi Rama duhet të dalë me propozim për pakicën shqiptare në Serbi, jo për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Madje Kurti ftoi Ramën që këtë ta bëjë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, pjesë e të cilës nuk është Kosova. “S’kam dyshim që kryeministri Edi Rama, beson që propozimi i tij i drafstatutit është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draftstatut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më së largu në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Luginë. Patjetër që ai beson se është model i duhur, e këtë do të duhej t’ia bënte si propozim presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, aq më tepër që neni 8 pika 1 e Kushtetutë së Shqipërisë thotë se mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar kudo”, ka thënë Kurti. Në konferencën për media, Kurti është shprehur se ende nuk e ka parë draftin që Edi Rama ua ka dorëzuar liderëve evropianë për çështjen e Asociacionit. “Unë i besoj kryeministrit Rama që ai beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare, por edhe duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe në kontekstin politik në të cilin ndodhemi, unë vetëm po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model, pra adresa Beogradi, kërkesa për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Unë nuk e di atë draft-statut, nuk e kam lexuar, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy