Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Alba Kepi tha se marrëveshja Rama-Meloni po synohet të mbahet në këmbë përmes një projektligji që pritet të kalojë në parlamentin europian pas pak ditësh.

Vendimi i Gjykatës së Romës që urdhëroi këta 12 emigrantë të kthehen në Itali është pasuar me vendimin e Gjykatës së Bolonjës, asaj të Katanias dhe dy ditë më parë edhe Gjykata e Palermos e vuri në diskutim. Meloni për të zgjidhur këtë ngërç bëri një draft-ligj, që ende ndodhet në parlament dhe pritet të votohet më datë 12 nëntor. Ajo e ka egoizëm politik këtë sepse kërkon të shfaqet si inovatore për zgjidhjen e emigracion klandestin.

Kepi shpjegoi kriterin mbi të cilin përzgjidhen emigrantët që transferohen në kampin e Gjadrit.

Kriteri vend i sigurt do të thotë që në Shqipëri vijnë ata emigrantë që i përkasin një liste që Italia i konsideron vende të sigurta. Ajo u jep 28 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që zhvendosen në një vend të tretë, që në këtë rast është Shqipëria.